Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vjena do të fillojë vaksinimin e fëmijëve të vegjël në një pilot-projekt të planifikuar

Lajme 13/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët e vegjël në Vjenë mund të fillojnë të marrin vaksinat kundër koronavirusit, javën e ardhshme si pjesë e një pilot-projekti, njoftuan mediat austriake të shtunën.

Transmetuesi austriak ORF raportoi se rreth 200 fëmijë midis moshës 5 dhe 11 vjeç mund të marrin vaksinën Pfizer/BioNTech çdo ditë në kryeqytetin austriak duke filluar nga e hëna, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Pilot-projekti është i kufizuar vetëm në Vjenë dhe nuk vlen për pjesën tjetër të vendit.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara ose Izrael, fëmijët e kësaj grupmoshe tashmë mund të vaksinohen zyrtarisht kundër COVID-19, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila rregullon miratimin brenda Bashkimit Evropian, nuk ka dhënë ende miratimin për vaksinimin e fëmijëve nën moshën 12 vjeçe.

Rregullatori i barnave i BE-së, njoftoi në fillim të kësaj jave se kishte filluar të vlerësonte nëse do të autorizonte vaksinën COVID-19 të Moderna-s për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç dhe se ka vlerësuar vaksinën e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech për përdorim në të njëjtën grupmoshë që nga muaji i kaluar.

Agjencia nuk ka thënë se kur saktësisht do të marrë një vendim për të dy vaksinat, por mediat kanë raportuar se të paktën për Pfizer/BioNTech një vendim mund të vie përpara Krishtlindjeve.

Ndërsa numrat e infeksioneve po rriten në të gjithë kontinentin me një shpejtësi shqetësuese, miratimi i vaksinimit për fëmijët e vegjël do të sillte një lehtësim të shumëpritur për miliona familje në të gjithë BE-në.

Pavarësisht mungesës së një miratimi zyrtar të urgjencës, disa pediatër në Austri kanë vaksinuar tashmë fëmijët e kësaj grupmoshe, pasi kërkesat janë shumë të larta dhe shkalla e infeksionit në vend po rritet, raportoi ORF.

“Interesi për vaksinim është i madh,” i tha ORF, Peter Voitl, një pediatër dhe ekspert i fushës së vaksinimit në Vjenë. “Ne vaksinojmë grupmoshën 5 deri në 11 vjeç në klinikën tonë dhe kemi disa qindra njerëz në listën e pritjes.

Austria është përballur me një tendencë shqetësuese të infeksioneve javët e fundit. Vendi raportoi 13,152 raste të reja të shtunën, nga 11,798 një ditë më parë. Shkalla e infeksionit shtatë-ditor është 775.5 raste të reja për 100 mijë banorë.

Të premten, qeveria austriake tha se do të zbatonte një bllokim për njerëzit e pavaksinuar në dy rajone të goditura rëndë javën e ardhshme. Qeveria është vendosur të njoftojë kufizime të mëtejshme të virusit mbarëkombëtar që nga dita e diele.

Austria, ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore: rreth 65% e popullsisë totale është plotësisht e vaksinuar dhe 67.8% kanë marrë të paktën një dozë vaksine. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakVetëm 4 në 5 persona që kanë pasur COVID zhvillojnë antitrupa, sugjeron studimi i ri britanez
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme, nëntor 2021

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.