Tenderi për pastrimin e hapësirave në Qendrën Rehabilituese në Shtime nga 82 mijë sa ka qenë vitin e kaluar për 12 muaj, ka shkuar në 110 mijë këtë vit. Zyrtarët janë arsyetuar se kjo rritje është bërë pasi janë rritur edhe pagat e punëtorëve.
Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime këtë vit do të paguaj rreth 30 mijë euro më shumë për pastrimin e hapësirave të brendshme, shkruan Gazeta Shneta.
Vlera e tenderit nga 82 mijë sa ka qenë vitin e kaluar, këtë vit është parashikuar 110 mijë.
Zyrtarët në Spitalin e Ferizajt të cilët e kryejnë prokurimin për QIRSKP kanë deklaruar se kjo rritje është bërë për shkak të kërkesës për rritje të pagave nga 265 euro në 400 euro bruto për 18 punëtorë.
“Ju njoftoj se ne vitin e kalum(2022) ka qene vlera e parashikuar 82,000.00 €. Pasi qe Paga mujore neto ka qe per nje punetor 265.00 €,kurse ne kete vite eshte paga per nje puneto 400.00 €neto,ketu eshte dallimi dhe arsyja qe eshte rrit Vlera e parashikuar ne kete vit”, ka deklaruar Sami Malsiu Ud. Menagjer i prokurimit.
Ai ka prezantuar edhe tabelat e vitit të kaluar dhe tenderit të sivjetmë ndërsa ka thënë se vlera e parashikuar këtë vit është 110 mijë euro sipas Deklaratës së nevojave dhe përcaktimit të disponueshmërisë së fondeve.
Sipas kritereve që janë vendosur në këtë tender, operatori ekonomik që do të fitoj kontratën obligohet që t’ua vazhdojë kontratat 18 punëtorëve aktual ndërsa pagat bruto do të jenë nga 400 Euro.
Kompania që ishte shpërblyer me këtë tender vitin e kaluar ka qenë “Selmans Netëork” në vlerë afër 80 mijë Euro. /Gazeta Shneta/




