Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vlerësohet lartë puna e Hysen Sadriut, Zhubi: Bëri punë të jashtëzakonshme si drejtor i QKKTGJ-së

Lajme 28/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Profesionist, të përkushtuar e me një humanizëm të rrallë, e kanë përkujtuar kolegët, doktor Hysen Sadriun, i cili u nda nga jeta javën që shkoi.  

Për të nderuar veprën dhe punën e tij, Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka organizuar mbledhje komemorative, në të cilën miq, kolegë e familjarë vlerësuan lartë jetën dhe veprën e tij.

Drejtor ekzekutiv në QKKTGJ, Bukurije Zhubi, ka thënë se doktor Hysen Sadriu, ishte i përkushtuar, profesionist e i përkushtuar në punën e tij, raporton EO.

“Puna dhe veprimtaria e tij ka qenë e bollshme qoftë si profesionist shëndetësor, por edhe si drejtor i QKKTGJ-së, sepse ka mundësuar rritjen e hapësirës së punës dhe më këtë ka ndikuar edhe në rritjen e cilësisë dhe sigurisë në vendin e punës por edhe në avancimin e punës dhe në sigurimin e dozave të mjaftueshme të gjakut nëpërmes dhurimit vullnetar të gjakut”, tha ajo.

Ndërsa, doktor Emrush Kryeziu, e ka quajtur humbje të madhe për gjithë komunitetin shëndetësor, vdekjen e Sadriut.

“Humbja e tij ka lënë një zbrazëtirë të madhe në zëmrat tona dhe komunitetit tonë. Dr. Sadriu ishte një person që i përkushtoj jetën e tij për mirëqenien e tjerëve. Me përkushtim të jashtëzakonshme dhe humanizëm të rrallë ai ndihmojë dhe trajtoi shumë njerëz gjatë karrierës së tij të gjatë si mjek. Për të profesioni i mjekësisë nuk ishte thjeshtë një punë, ishte një thirrje për të bërë ndryshim në jetën e njerëzve”, ka thënë ai.

Ndërkohë, vajza e të ndjerit, Erlina Sadriu, ka falënderuar të gjithë për vlerësimin e punës dhe kontributin që babai i saj e ka dhënë në shëndetësi.

“Ju falënderojmë të gjithë juve që gjetët kohë të na shprehni ngushëllime që sa do pak na zbutë këtë dhimbje dhe na bëtë që ta njohim familjarin tonë të shtrenjtë përtej përmasave familjare në raporte profesionale dhe humane që më i dashuri jonë kishte me komuniteti e gjerë shëndetësor të Kosovës, kjo do të na mbajë të fort dhe krenar gjithë jetën”, ka thënë ajo.

Artikulli paraprakÇfarë kuptojmë me një ”bebe Rainbow”
Artikulli i rradhës Shenjat e abortit: Gjithçka që duhet të dini

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.