Mjeku Arbër Vokrri i cili aktualisht mban pozitën e zv.ministrit të Pushtetit Lokal nga radhët e Vetëvendosjes, ka deklaruar libra në vlerë mbi 30 mijë euro në formularin e deklarimit të pasurisë. Përveç deklarimit të pasurisë, Vokrri ka shkruar diçka edhe për drejtorët e SHSKUK-së dhe për MSh-në.
Vokrri është mjek në specializim në fushën e kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga viti 2021. Specializimin ai e ka fituar me vetfinancim, ndërsa ka ligjëruar edhe në Kolegjin AAB në Prishtinë, shkruan Gazeta Shneta.
Vokrri ka deklaruar një banesë në emër të prindërve, një veturë të dhuruar nga motra dhe një bibliotekë me libra në vlerë 30,150.00 Euro.
Ai ka deklaruar se posedon letra me vlerë në këto kompani si më poshtë.
Ai ka deklaruar edhe para të gatshme në vlerë rreth 5 mijë Euro si dhe një huazim poashtu në vlerë 5 mijë euro për siç e ka shkruar ai “hua shokut Dr. Artan Krasniqi”.
Vokrri në formularin e deklarimit të pasurisë ka dhënë disa komente edhe për drejtorin dhe ish-drejtorët e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar si dhe për Ministrinë e Shëndetësisë.
Kjo e fundit sipas Vokrrit ka vlerësuar se Kosova ka mjaftueshëm mjekë, andaj sipas tij specializantët janë të panevojshëm dhe 2/3-tat e tyre nuk paguhen. Ai ka shkruar se ish-drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu ua ka paguar kujdestaritë specializantëve, ndërsa ato janë ndaluar pas ardhjes së drejtorëve pasues.
“Sipas vleresimit te pranuar nga ana e Ministrise se Shendetesise, Kosova ka suficit te mjekeve andaj ata te cilet e vijojnë shkollimin specialistik kryesisht jane te panevojshem, rrjedhimisht 2/3 e tyre nuk paguhen. Sa i përket mbajtjes se kujdestarive, pagesat kryesisht nuk behen, por kjo varet nga disponimi i drejtoreve qe nderrohen shpesh. Kur ishte u.d. drejtor Dr. Basri Sejdiu, specializanteve u pagusheshin kujdestarite nga SHSKUK. Kur drejtor u be Dr. Valbon Krasniqi, u ndal pagesa e kujdestarive per specializante. Me ardhjen e Dr. Pranvera Zejnullahut si u.d. e drejtorit, serish nisen te paguhen kujdestarite. Me zevendesimin e saj nga. Dr. Narqize Arenliu u ndalen serish pagesat dhe njejte vazhdohet mepastaj me ardhjen e Elvir Azizit ne pozite te drejtorit”, ka shkruar Vokrri në formularin e deklarimit të tij të pasurisë. /Gazeta Shneta/