Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vonesa në komunikim tek fëmijët, këshilla për prindërit nga logopedia Afërdita Dragaj

Logopedi 04/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruan: Afërdita Dragaj, defektologe-logopede

“Nuk ka autizem, e pra shumë mirë “!

Kohëve të fundit, sidomos tek fëmijët e lindur gjatë pandemise, prindërit vërejnë se komunikimi nuk shkon sipas moshës kronologjike.

Arsyet tash janë veç të njohura, izolimi, mungesa e socializimit, përdorimi i teknologjisë, mbrojtja e tepërt e fëmijëve të cilëve nuk iu është dhënë mundësia ti zhvillojnë disa regjione të trurit përmes: rotacionit (rrotullimit), drejtpeshimit, akomodimit dinamik të syrit, motorikes fine të gjitha këto që janë të rëndësishme për zhvillimin e komunikimit.

Fëmijët të cilët edhe kur kanë dalë me prindërit, kanë qenë të “robëruar ” në karroca dhe nuk kanë patur mundësinë që përmes lëvizjeve të zhvillohen, e truri si organ për mbijetesë, zhvillohet edhe me lëvizje, e kjo iu është pamundësuar sepse ishin tepër të “mbrojtur “,të izoluar dhe të barikadiruar ose në karrocë, ose në ulëse ose me teknologji.

Cilado që të jetë arsyeja e vonesës në komunikim apo zhvillim, ndodhë momenti që prindërit të alarmohen dhe atëherë fillojnë të hulumtojnë në mënyra të ndryshme, analizojnë dhe kërkojnë të kuptojnë nëse fëmija ka simptoma të autizmit. Kur fillojnë dyshimet, ndodhë ti drejtohen profesionistit me qëllim të largimit të dyshimit apo ti vërtetojnë ato.

Profesionisti me përvojë dhe ai i cili ka njohuri ta bën diagnozën diferenciale, pas vlerësimit është korrekt dhe i tregon se fëmija nuk është autik por që komunikimi nuk përkon me moshën kronologjike dhe se preferohet trajtimi logopedik  (intervenim i hershëm).

Në momentin kur prindërit kuptojnë se fëmija nuk ka autizem, pason lehtësimi dhe çfarë ndodhë pastaj? Ndodhë që shkojnë linjës me të lehtë dhe reagojnë në mënyrën ” pasi nuk ka autizem atëherë mirë, folë herdo kurdo dhe ska rëndësi të madhe nëse ka ngecje në të folur, mjafton që nuk ka autizem  “.

Veprimet e tilla janë shumë të gabuara dhe mund  çojnë deri tek vështirësitë me të mëdha me rritjen e kërkesave sociale dhe akademike të fëmijës.

Ndodhë që edhe ndonjë profesionistë pa përvojë dhe i cili shkon linjës me të lehtë dhe i thotë prindërve se fëmija është ende i vogël për trajtim dhe preferohet të pritet. Shtrohet pyetja, e çfarë të pritet? Të pritet që aspekti emocional, social dhe i komunikimit të marr përmasa përkeqësimi apo ngecje si pasojë e mungesës së intervenimit të hershëm?

Prindër të dashur, mos harroni se asnjëherë nuk është herët për trajtim nëse konstatohet se komunikimi i fëmijës nuk përkon me moshën kronologjike.

 Artikulli i botuar është plotësisht i autores dhe nuk ka ndërhyrje, ndryshim në shkrimin e saj.

Artikulli paraprakMbi 600 raste aktive me Covid në Kosovë
Artikulli i rradhës Apnea obstruktive e gjumit mund të shkaktoj probleme kardiovaskulare te fëmijët

Ju sugjerojmë

Të folurit tek fëmija juaj, çfarë duhet të dini

06/01/2023 Logopedi

Problemet gjuhësore dhe procesi akademik, shkruan Lira Gjika

12/12/2022 Logopedi

Tingujt e parë të bebit tuaj

14/10/2022 Logopedi

Takimi i parë me logopedin, shkruan Afërdita Dragaj

23/09/2022 Logopedi

Parandalimi i belbëzimit

31/08/2022 Logopedi

Rëndësia e komunikimit në shtatzëni në shëndetin mendor të fëmijës

31/08/2022 Logopedi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.