Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vonesat në zhvillimin motorik të fëmijëve: Benefitet e intervenimit të hershëm!

Fizioterapi 07/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruan: Msc. Ft Arta Ibrahimi

Zhvillimi motorik reflekton maturimin funksional të sistemit nervor qendror nga koka te këmbët.
Vonesat në zhvillimin motorik janë të zakonshme dhe ndryshojnë në ashpërsi. Disa fëmijë i arrijnë plikat motorike (aftësitë) në një moshë të mëvonshme, e disa  fëmijë të tjerë kanë një paaftësi motorike të përhershme, si paraliza cerebrale, çrregullimet e koordinimit zhvillimor (DCD), i cili prek deri në 6% të popullsisë dhe në përgjithësi bëhet më i dukshëm kur fëmijët hyjnë në kopsht. Vonesat motorike shpeshherë janë shenjat e para dhe më e dukshme të një çrregullimi të zhvillimit të përgjithshëm. (Pediatrics June 2013)

Ekzistojnë aftësitë motorike (Milestones) të cilat duhet të arrihen në mosha të caktuara, tri bazike prej tyre që na flasin për vonesa motorike i gjeni më poshtë: (Këto aftësi duhet të arrihen para moshës së shkruar poshtë, nëse fëmija juaj e ka kaluar këtë moshë dhe nuk arrin të performoj këto aftësi kemi të bëjmë me vonesa në zhvillim motorik)

9-muaj: Foshnja duhet të rrokulliset në të dy anët, të ulet mirë pa mbështetje dhe të demonstrojë simetri motorike pa mbështetje në duar. Foshnja duhet të kapë dhe t’i transferojë objektet nga njëra dorë në tjetrën.

18-muaj: Fëmija duhet të ulet, të qëndrojë në këmbë dhe të ecë në mënyrë të pavarur. Ai ose ajo duhet të kapë dhe të manipulojë me objekte të vogla.

30-muaj: Shumica e vonesave motorike do të jenë identifikuar tashmë gjatë vizitave të mëparshme. Megjithatë, në këtë kohë mund të shfaqen dëmtime më delikate të motorikës së vrazhdë, motorikës fine dhe të folurit- motorikës orale.  (Capute Aj. et al)

Sa është i rëndësishëm intervenimi i hershëm ?

Shpesh ndodh që fëmijët që nuk kanë një diagnoze specifike të përballen me vonesa në zhvillim motorik, dhe prindërit të mos marrin shërbime për parandalimin e vonesave të mëtejshme apo edhe për përmirësimin me kohë.

Vendosja e një diagnoze specifike mund të na jep më shumë informatë mbi prognozën, planifikimin e shërbimit dhe monitorimin për çrregullime zhvillimore dhe mjekësore shoqëruese. Kur etiologjia themelore e vonesave motorike është gjenetike, njohja e hershme mund të ndihmojë prindërit në planifikimin familjar.

Një diagnozë në kohë mund të zvogëlojë stresin në familje!
Intervenimi i hershëm për fëmijët me vonesa në zhvillim ndikon në përmirësim të shpejtë të gjendjes dhe parandalim të shfaqjes së deformiteteve kompenzuese, ndërsa për fëmijët me probleme neuromuskulare për të cilat ekzistojnë trajtime, rezultatet mund të përmirësohen dukshëm më mirë kur terapia fillon më herët.

Kujdesuni për bebushët tuaj!

Artikulli paraprakDyshohet për të shtëna me armë afër klinikës ku po trajtohet Andi Pajaziti
Artikulli i rradhës Një pajisje e re mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit të gjirit në shtëpi

Ju sugjerojmë

Studimi i ri zbulon se ushtrimet mund të parandalojnë dhimbjen e qafës

15/09/2023 Fizioterapi

Dhimbjet idiopatike (jospecifike) të qafës

19/07/2023 Fizioterapi

Shqetësuese: Numër i madh i njerëzve që presin të bëjnë një MRI për dhimbje të shpinës dhe kokëdhimbje

05/07/2023 Fizioterapi

Oda e Fizioterapeutëve sot hap punimet e Kongresit të Dytë Ndërkombëtar

05/05/2023 Fizioterapi

Këshillat terapeutike jo farmakologjike për dhimbjet e kokës

27/04/2023 Fizioterapi

Terapia funksionale-kognitive për dhimbje të shpinës

28/02/2023 Fizioterapi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.