Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, kanë arritur në ndërtesën e ish-Rilindjes për takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka ftuar në takim institucionet e drejtësisë dhe sigurisë pas vrasjes së grave në Kosovë.
Në këtë takim po merr pjesë edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, raporton EO.
Pas takimit, ministrja Haxhiu do të mbajë një konferencë për media.Vrasja në Pejë ka ndodhur vetëm katër ditë nga vrasja në Ferizaj, ku po ashtu u vra një grua nga ish-bashkëshorti i saj.Sot, një grua 43-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje.
Tani të tre fëmijët e tyre janë në kujdesin e familjarëve të tyre ndërsa i dyshuari është në mbajtje për 48 orë.Prokurori e ka cilësuar vrasjen si makabre, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk ka dhënë më shumë detaje.