I plotësuar: Gazeta Shneta ka raportuar pak më parë për një vrasje të dyshuar në rrugën “C” në Prishtinë. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti e ka konfirmuar për Gazetën Shneta se në rrugën “C” në Prishtinë rreth orës 20:00 ka ndodhur një vrasje.
“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo ka thënë se njësitet e PK-së janë duke vazhduar ekzaminimin në vendin e ngjarjes.
“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Shneta/
—————————————————————————————————————————
Dyshohet për një vrasje në rrugën “C” në Prishtinë
Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “C” në kryeqytet.
Një lexues i Gazetës Shneta ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes për një vrasje të dyshuar në rrugën “C” në Prishtinë.
Sipas lexuesit, trupi i pajetë i viktimës dyshohet të jetë ende në një veturë të tipit “BMË”.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe njësitet e Policisë së Kosovës, teksa Gazeta është duke pritur edhe një konfirmim zyrtar nga zyra për media e PK-së. /Gazeta Shneta/




