Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

I vuri çelsin ambulancës, mjeku ik nga vendi, fondi shëndetësor e demanton se nuk e ka paguar

Lajme 28/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Sot është dita e fundit për mua nga se jam i zhgënjyer, dhe kërkoi falje nga 532 pacientët e mi”

Kështu e përfundoi punën e tij 3 vjeçare mjeku i përgjithshëm Sali Sadiku, nga Jabollçishti i Velesit. Ai është i detyruar ta mbyllë këtë ambulancë nga presionet e ndryshme dhe nga shumë faktorë. Edhe nga mospagesat e Fondit shëndetësor.

-Por me pengesa nga drejtoresha e sociales edhe nga persona të tjerë që nuk dua t’i përmend emrat tani. Çdo motër medicinale që vinte te unë ishin të detyruara të largohen nga ordinanca ime sepse kërcënoheshin me jetë” theksoi Sali Sadiku, Mjek.

E zgjidhjen e problemit e sheh jashtë vendit, në kurbet.

-Rruga ime është si të gjithë të tjerët por jo nga dëshira por nga pakënaqësia dhe unë jam i detyruar të nisem rrugëve të kurbetit” u shpreh Sadiku.

Ku do të shkoni?

-I kam dy opsione për Belgjikë dhe për në Gjermani”

Por drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor Orhan Ramadani, thotë se nuk kanë asnjë borxh ndaj mjekut dhe se të gjitha pagesat janë bërë gjatë këtij viti.

-Në bazë të kartelës që i takon pagesës, mund të shohim se sistemi elektronik i fondit, shihet qartë se të gjitha faturat janë të paguara, edhe për muajin e tretë, edhe për muajin e dytë. Janë paguar më 12.04.2019. Fondi ka marrë informatë nga ana e mjekut i cili ka dashur ta ndërpresë kontratën, pasi nga njësia rajonale e fondit në Veles, kanë shkuar dhe kanë konstatuar gjendjen. E njëjta shumë i është paguar para dy javëve” theksoi Orhan Ramadani, drejtor I FSSHM-së

Plaku 70 vjeçar ikjen e mjekut po e përjetojn shumë vështirë. Ai thotë se tani për të shkuar tek mjeku më i afërt duhet të udhëtoj 40 km pasi mbeti pa mjekun amë.

-Në gjysmë të natës vinte më kontrollonte. Kur e kam thirrur vinte pa hezitim.

E din se ka mbyllur ambulancën?

-Edi se mbylli. Tani duhet të shkoj në Veles, shumë larg mbi 1 orë”

Asociacioni i Specializantëve dhe mjekët e rinj, thonë se për tetë vite 1200 mjekë e kanë lëshuar vendin. Ato thonë se numri i mjekëve që ikin nga vendi për të punuar në shtete Evropiane është rritur për 20% viteve të fundit.

Artikulli paraprakUleni rrezikun e operacionit cezarian duke e bërë vetëm këtë veprim
Artikulli i rradhës Zhdukeni sheqerin nga dieta juaj nëse je shtatzënë, ja cilat ndërlikime sjellë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.