Një ngjarje e rëndë ka goditur se Vushtrrinë, pasi që në periferi të qytetit sot në mëngjes është gjetur pa shenja jetë një person.
Rastin për portalin Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se trupi i pajetë i viktimës është gjetur afër lumit “Sitnica”, jo shumë larg fabrikës ‘Llamkos’.
Zëdhënësi Zahiti ka treguar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë, ndërsa për momentin nuk ka ndonjë informacion tjetër.
“Policia ka nis hetimet për zbardhjen e rastit, ndërsa në trupin e viktimës nuk ka vrima të ndonjë arme zjarri”, thotë Zahiti.