Urgjenca e QKMF-së në Vushtrri ka filluar punën me dy mjekë në ndërrim, duke rritur numrin e tyre nga një në dy.
Kjo u bë e ditur nga drejtori i shëndetësisë së kësaj komune, Lorik Magjuni, përmes një postimi në facebook, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas tij, ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin për pacientët, duke siguruar një reagim më të shpejtë.
Ai bëri të ditur se në raste të nevojshme në teren autoambulanca do të shoqërohet nga një mjek dhe infermier, ndërsa stafi tjetër do përkujdesen për rastet në urgjencë./Gazeta Shneta/