Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

VV kritika të ashpra për shëndetësinë, Ismailin e quajnë ministër i reklamave

Lajme 14/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëvizja Vetëvendosje ka themeluar Komitetin për Shëndetësi brenda strukturave të saj. Shumica e anëtarëve të këtij komiteti janë mjekë specialistë si Jusuf Ulaj, Fatmire Kollçaku, Arben Vitia, Dafina Gexha, Baton Kelmendi, etj.

Në komunikatën e lëshuar pas prezantimit, ky komitet ka drejtuar kritika të ashpra për shëndetësinë. Vonesën e funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore e kanë lidhur me korrupsionin, ndërsa minsitrin e Shëndetësisë Uran Ismaili e kanë quajtur “ministër që shpenzon kohë dhe vëmendje pë reklamë”, shkruan Gazeta Shneta.

Komunikata e plotë e VV-së:

Sonte në mbrëmje me një panel të gjerë të specialistëve të shëndetësisë u mbajt prezantimi i Komitetit për Shëndetësi. Shëndetësia në epokën e maksimumit të avancimit teknologjik gjendet sot në Kosovë pa sistem informativ, pa pajisje të sallave operatore, pa imazheri diagnostifikuese, etj.

Kosova në 2019 nuk ka kushte për sigurime shëndetësore publike. Ato po vonohen nga praktika çnjerëzore korruptive. Ka ministër që shpenzon kohë dhe vëmendje për reklamë, për tenderim të fshehur pas “reformave” por nuk ka dezinfektim të sallave të operimit dhe nën buxhetim të mbështetjes së qendrave të mjekësisë familjare.

Ka shkelje të dinjitet të punonjësit shëndetësor sikundër ka promovim të një palice konjukturale që e kanë humbur raportin me integritetin nëpër përkuljet ndaj pushtetit. Kosova i ka stafet dhe vetura për mbi 80 zëvendësministra por jo dhe për mjekët epidemiologë të cilët duhet të punojnë në terren me popullatën.

Për barnat ndahet buxhet publik për çdo vit, edhe autoriteti i prokurorimit prodhon vendime për kontraktimin e tyre. Kompanitë private shpërndarëse operojnë madje fitim por barnat nuk gjenden në klinikat tona apo në qendrat e mjekësisë familjare.

Shpesh na kanë krijuar përshtypjen që në këto kushte nuk ka zgjidhje brenda këtij sistemi kështu të sulmuar nga të gjitha anët. E vërteta është se mjaft që të lirojnë udhë ata që e bllokojnë organizimin e shëndetësisë dhe gjendja ndërron.

Një shembull i vogël por i madh ishte riorganizimi në vitet 2014-2018 i shëndetësisë primare në Prishtinë. Lëvizja VETËVENDOSJE! po përditëson alternativën sektoriale mbi shëndetësinë me synim një plan dinamik qeverisjeje.

Këto paraqitje e analiza mbi mjekësinë primare, institutin e shëndetit publik, nivelin dytësor e tretësor, sistemin e sigurimeve dhe politikat e problemet e farmacisë nga doktorët e specialistët shëndetësorë si Jusuf Ulaj, Fatmire Kollçaku, Arben Vitia, Dafina Gexha, Baton Kelmendi, Merita Kasumi, Artan Krasniqi, Mirsad Shkreta, Suliote Aliu, do të pasohen nga diskutimi publik mbi buxhetimin e sektorit të shëndetësisë.

Artikulli paraprakÇfarë i dhuroi kryeministri gruas së tij Anites për Shën Valentin
Artikulli i rradhës Dhurata e shtrenjtë që Adelina mori nga burri i saj biznesmen

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.