Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

VV kritikon qeverisjen në shëndetësi, flasin për skandalet me stenta, shtretër dhe hemodializë

Lajme 06/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy anëtarët e Komitetit për Shëndetësi të Lëvizjes Vetëvendosje, mjekët Dr. Arben Vitia dhe Dr. Baton Kelmendi, kanë mbajtur sot një konferencë për media ku kanë folur për sektorin e shëndetësisë, në veçanti Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vitia ka folur për gjendjen e rëndë në shëndetësi që sipas tij ka vazhduar edhe në mandatin e qeverisjes së ministrit Uran Ismaili. Ai ka thënë se prokurimi në shëndetësi është shndërruar në instrument të dëmtimit të sistemit të shëndetësisë, buxhetit dhe padrejtësive të shumëfishta ndaj pacientëve.

“Aty janë shpërblyer kompani të cilat nuk garantojnë minimumin e cilësisë përmes certifikatave bazike. Janë blerë stenta të cilët sipas dokumentacionit nuk garantojnë cilësinë e duhur. Paramendoni, ‘stenta’ vendoset në arteriet koronare në zemër e pacientit. Pikërisht ato nuk e kanë të garantuar cilësinë dhe sigurinë përmes certifikimeve”, ka deklaruar Vitia.

“Rasti i furnizimit me shtretër për pacientët ku u porositen mbi 700 shtretër për persona me peshë deri në 300 kg. Standardi është maksimumi deri në 250 kg. Ky furnizim shkaktoi situata komike ku dyert nuk kishin dimensionet e shtretërve. E tragjike mbetet fakti se në fund, pacientët mbesin pa shtretër, gjersa blerja e tyre është bërë mbi vlerën reale të tregut. Bëhet fjalë për mbi 1 milionë euro”.

Tutje, Vitia tha se “simulohet një situatë emergjente e furnizimin për produktet e hemodializës, shfrytëzohet për tenderë me procedurë emergjente të negociuar. I jepet tenderi një kompanie të formuar në kohën e qeverisë së rrëzuar tashmë. Rastësia e sjell që kompania ka për themelues dy persona të afërt me ish-qeverinë. Domethënë, produkte shumë të nevojshme dhe delikate të cilat futen në organizmin e njeriut, fillimisht rrezikohet të mbetet pa to për shkak të mungesës së planifikimit dhe pastaj përmes një procedure emergjente që lë për të dëshiruar, blihen me çmime edhe më të larta.”

Ndërkaq kirurgu Baton Kelmendi, foli për sfidat e përditshme për pacientët e mjekët, për mungesat e shumta të barnave dhe materialeve. “Situata në Qendrën Klinike Universitare është shembulli më përfaqësues ku cinizmi ka mbërritur deri aty sa marketingu personal i ish ministrit Ismajli merret me përurime të punëve që janë kontraktuar ose kanë filluar të punohen vite më parë, ngjyrosjen e vijave të bardha pak para se të përurohet asfaltimi në parkingun e QKUK, e të tjera si këto”, tha Kelmendi.

Sipas tij, pa vendimmarrje të drejtë dhe transparencë që sjell krijimin e kushteve minimale për punë e kurim, është e kotë lyerja e korridoreve dhe promovimi i sallave nga disa herë, duke përmendur sallën e dytë të kardiokirurgjisë që u promovua dy herë para se të vihej në punë.

“Shumë prej jush jeni përballur dhe ende po përballeni me skena e pasoja të rënda gjatë kurimit aty. Njëjtë edhe mjekët e punëtorët shëndetësorë”, ka deklaruar Kelmendi.

Më poshtë është video e plotë e konferencës së mbajtur nga Vitia dhe Kelmendi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDisa mënyra të efektshme se si ta lavdëroni një fëmijë me fjalë
Artikulli i rradhës Shtatzania e parë parashikon shëndetin tuaj

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.