Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zatriqi drejtoreshë në klinikë të shtetit dhe në privat, Antikorrupsioni nis hetimet për konflikt interesi

Lajme 13/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Violeta Zatriqi, përveç pozitës menaxhuese në këtë klinikë ajo gjithashtu menaxhon edhe poliklinikën private, “Poliklinika Zatriqi”, shkruan Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, Agjencia Kundër Korrupsion ka inicuar procedurë për të konstatuar nëse një gjë e tillë përmbanë konflikt interesi, pas interesimit të Gazetës Shneta lidhur me këtë rast.

“Fillimisht do të verifikohet nga zyrat kompetente dhe nëse konstatohen elementet e konfliktit të interesit, sigurisht se do të iniciohet procedura për shmangie të kësaj situate”, thuhet në përgjigjen e AKK-së dhënë për Gazetën Shneta.

Nëse një situatë e tillë mund të përmbajë konflikt interesi, për këtë Zatriqi thotë se nuk ka qenë në dijeni. Ajo thotë se që nesër do të nis procedurat e tërheqjes së saj nga pozita e drejtoreshës në klinikën private.

“Nuk e kam pas këtë informacion, sepse me punët administrative të klinikës private ku unë punoj miret kontabilisti, e njoftova menjeherë. Ai që nesër do të nisë procedurat e tërheqjes sime si drejtoreshë” shprehet Zatriqi.

Mbajtja e dy pozitave menaxhuese në të njejtën kohë nga drejtorët e klinikave dhe spitaleve është “trendi” në Kosovë. Dy vite më parë Agjencia Kundër Korrupsion pati detyruar të dorëhiqen nga bizneset privat dy drejtorë të klinikave në QKUK, Imri Jasharin, ish drejtorin e Kardiologjisë dhe Venera Berisha – Muharremin drejtoresh në Endrokrinologjisë në QKUK.

AKK poashtu pati detyruar të dorëhiqet nga dy organizata jo qeveritare edhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjashtë të hospitalizuar nga COVID-19 në ShSKUK
Artikulli i rradhës Gjashtë klinika të QKUK-së bëhen me drejtor, Zemaj thotë se pati ndikim Qeveria

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.