Procesi gjuhësor përbën pjesën më të rëndësishmë të zhvillimit të fëmijës suaj.
Është e vërtetë dhe fakt se foshnjet tuaja fillojnë të komunikojnë sapo të kenë lindur shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Të qarat janë një nga mënyrat e foshnjes për të filluar komunikimin.Me kalimin e kohës, shumë prindër janë në gjendje të kuptojnë se çfarë tregon e qara e foshnjes së tyre.
Kjo rrugë është një lidhshmëri mes foshnjes dhe prindërve që nga javët e para të lindjes.
Përveç kësaj , ka është mënyra tjera që foshnja juaj komunikon me ju në muajt e parë të tyre dhe të gjitha këto janë shenja se zhvillimi i gjuhës është në proces e sipër.
Sipas udhëzimeve të CDC-së:
-Në dy muajt e parë, bebi juaj fillon të kthejë kokën nga ju kur ju flisni, në këtë mënyrë ata fillojnë të krijojnë tinguj;
-Në katër muajt e parë, bebi juaj fillon të bëj dy tinguj bashkë, madje mund t’ju imitojë juve gjersa e ngritni apo e zvogëloni intonacionin;
-Deri në muajin e gjashtë, bebi juaj mund t’ju përgjigjet kërkesave tua me tinguj të veçantë dhe në këtë moshë përsvetësohet tingulli “m” dhe “b”./GazetaShneta/