Zëdhënësi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Shpend Fazliu, është bërë baba për herë të tretë.
Kësaj radhe ai është gëzuar pa masë ardhjes në jetë të vajzës Dëbora, shkruan Gazeta Shneta.
Shpendi e ka përshkruar si ndjenjë shumë të veçantë ardhjen në jetë të vazjës, pas dy djemve, Erblinit dhe Darisit.
“Kush ka vajza botën ka”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Falënderimi i takon Zotit të Madhërishëm
Miq, më lejoni të ndajë me ju një gëzim të familjes sonë, sot erdhi në jetë vajza ime Dëbora. Ndjenjë e veçantë që pas dy djemve, Erblinit dhe Darisit të gëzohesh me lindjen e një vajze.
Një falënderim të veçantë edhe për stafin e Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, për kujdesin shëndetësorë që kanë treguar gjatë lindjes së bashkëshortes sime.
Kush ka vajza botën ka!