Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zejnullahu-Raçi ia nënshkroi vendimin drejtorit të ri të Gjinekologjisë ende pa u shqyrtuar ankesat

Lajme 11/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ud. drejtoresha e SHSKUK-së ia ka nënshkruar vendimin drejtorit të ri të Gjinekologjisë Zef Ndrejaj, ende pa u shqyrtuar ankesa e kundërkandidatit Atdhe Keqa.

Një nga vendimet e para të ud. drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Pranvera Zejnullahu-Raçi, ishte nënshkrimi i vendimit për drejtorin e ri të Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj, shkruan Gazeta Shneta.

Zejnullahu-Raçi u emërua ud. drejtoreshë e SHSKUK-së më dy gusht, ndërsa tre ditë më vonë ia nënshkroi vendimin për pozitën e drejtorit të klinikës ish-shefit të saj në repartin e Operativës në KOGJ, Zef Ndrejaj.

“Në lidhje me pyetjet tuaja, ju konfirmojmë se Dr. Zef Ndrejaj është zgjedhur drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë pas zhvillimit të procedurave rekrutuese, bazuar në legjislacionin në fuqi. Kontrata e punës i është lidhur pas përfundimit të afatit të ankesave, të paraparë me Ligj”, thuhet në përgjigjen e zyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së.

Afati i ankesave kishte përfunduar por jo edhe shqyrtimi i tyre. Ndonëse Komisioni ende nuk i kishte kthyer përgjigje Keqës, Zejnullahu-Raçi ia kishte nënshkruar kontratën Ndrejajt.

“Doktorit në fjalë i është kthyer dy herë përgjigje, në dy ankesat e bëra, duke ju përmbajtur afateve ligjore”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Në fakt Keqës i është kthyer përgjigje, por kjo ka ndodhur pas nënshkrimit të kontratës për drejtorin e ri.

Kryetari i Komisionit të Ankesave Nazmi Kolgeci, ka deklaruar se përgjigjja për ankesat e Keqës është kthyer gjatë ditës së djeshme. Ai ka deklaruar se Keqa nuk kishte marr pjesë fare në intervistë me gojë dhe nuk kishte arritur të paraqiste fakte për shkelje në konkurs.

Në anën tjetër vet Keqa ka deklaruar se është ende në pushim dhe nuk ka pranuar asnjë përgjigje për ankesat e tij. Ai ka deklaruar se këtë çështje do ta dërgoj në instanca të tjera.

Në praktikën e mëhershme në bazë të Ligjit të Punës, kontratat e reja për drejtor nuk janë nënshkruar pa përfunduar afati dhe shqyrtimi i ankesave të palëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLija e majmunëve mund të transmetohet tek foshnjat gjatë dhe pas shtatzënisë
Artikulli i rradhës OBSH: Vdekjet nga COVID-19 bien në përgjithësi me 9%, infeksionet janë të qëndrueshme

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.