Sot, Zelanda e Re ka regjistruar më shumë se 100 raste ditore të COVID-19 për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.
Zelanda e Re regjistroi rastin e parë të koronavirusit në muajin shkurt 2020 dhe vendi aktualisht po përjeton një shpërthim të variantit Delta, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë së Zelandës së Re, Dr. Ashley Bloomfield, vuri në dukje se vetëm 1.7% e atyre që janë shtruar në spital me COVID-19 janë të vaksinuar.
Dr. Bloomfield iu referua COVID-19 si “një sëmundje e të pavaksinuarve”. /Gazeta Shneta/