Vetëm në 24 orët e fundit, Zelanda e Re regjistroi 206 raste pozitive me Covid. Sipas të dhënave, kjo shifër po cilësohet si ndër më të lartat që nga fillimi i pandemisë.
Qyteti me popullsi më të madhe, Auckland, raportoi 200 raste të infektimit me Covid në 24 orët e fundit shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Ndonëse, ky qytet ishte nën masat anti covid për të luftuar virusin, së shpejti pritet që të lirojë këto masa.
“Ne nuk do t’i mbajmë banorët e izoluar gjatë festave të fundvitit – ne thjesht nuk mund ta bëjmë këtë”, tha Ardern në një konferencë për shtyp.
Rastet e regjistruara këtë të shtunë shërbyen për t’i kujtuar njerëzve rëndësinë e vaksinimit si mbrojtje kundër virusit.
Sipas statistikave, 78 për qind e banorëve të Zelandës së Re, mbi moshën 12-vjec e lart, janë vaksinuar plotësisht, kurse 89 për qind kanë marrë të paktën dozën e parë deri këtë të premte./Gazeta Shneta/