Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zemaj: Kemi parë largimin e 280 punëtorëve nga QKUK dhe nuk jep llogari askush, është fatkeqësi

Lajme 15/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Armend Zemaj deputet i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se shuarja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk është treguar efikase dhe kësaj i ka paraprirë mosanaliza e duhur dhe mungesa e një progami studimi.

“Këtë nuk e themi nga një parti që ka qenë në ish-opozitë, por nga shqetësimet tona që jemi përballë në fillim të mandatit më 2021”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk kanë ditur si të adresojnë shpërndarjen në Ministri tjera tek Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë. Tha se këto ministri nuk kanë arritur të adresojnë problematikat apo përgjegjësisë që i kanë pasur sidomos me skemat sociale apo për Qendrat për Punë Sociale.

Zemaj shtoi se nuk ka pasur një hap konkret që e mbron punëtorin ose avancon të drejtat e punëtorëve që iu jep siguri në punë, apo qoftë në trajtimin e tyre dhe numrin e madh të ankesave.

“E kemi parë së fundi largimin e 280 punëtorëve nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës për një ditë dhe askush nuk jep llogari dhe asnjë siguri nuk është për ta dhe familjet e tyre, kjo është me të vërtetë për të ardhur keq dhe është fatkeqësi”, u shpreh ai.

Deputeti tha se vendimet e pushtetit të kaluar kanë qenë populsite dhe pa ndikim, pasi sipas tij po të kishin ndikim, nuk do kishim migrim, siç ka ndodhur nga viti 2021 deri me tani.

“Çka është edhe më e keqja nuk kemi vetëm migrim të pjesës sociale, por kemi edhe të asaj deficitare duke përfshirë edhe mjekë, infermierë, inxhinierë dhe njerëz të profesioneve të ndryshme”, ka thënë ai.

Zemaj tha se raporti i IKD-së mund t’i ndihmojë legjislaturës së re si pjesë kritike dhe përmbajtjesore.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetjen e National Endowment for Democracy dhe Rockefeller Brothers Fund, të martën organizoi takim diskutues dhe publikoi raportin me titull: “Ndikimi i bashkimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me Ministrinë e Financave” – Analizë e reformës qeveritare në fushën sociale. /BetimipërDrejtësi/

Artikulli paraprakMbi 2 mijë foshnje të lindura në Kosovë gjatë muajit maj
Artikulli i rradhës Për pesë muaj mbi 600 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.