Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar infermierin e Klinikës së Urologjisë – QKUK, i cili u plagos më thikë në vendin e punës.
Zemaj gjatë kësaj vizite ka thënë se sulmi i djeshëm kundër infermierit në vendin e punës nga një pacient në QKUK, është sa i dënueshëm aq i papranueshëm transmeton Gazeta Shneta.
“Feimit i urova shërim të shpejt dhe shpreha respekt për punën e tij dhe të gjithë infermierët e vendit”.
“Puna e infermierëve do çmuar e përkrahur, sepse me përgjegjësitë e veta i kontribojnë suksesit të shëndetësisë!”, ka thënë Zemaj. /Gazeta Shneta/