Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zemaj: Nëse mjekët nga sektori privat refuzojnë të punojnë me Covid, do t’iu merret licenca

Lajme 15/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i ka paralajmëruar mjekët në sektorin privat se nëse do të kenë nevojë për shërbimet e tyre do të ftohen që të punojnë në sektorin publik. Por nëse refuzojnë, atëherë do t’iu merret licenca

“E kam ftuar shoqatën e spitaleve private dhe i kam treguar për këtë objektiv tonin dhe për këtë mënyrë të komunikimit. Adresimi është bërë në dy rrugë: E para se çka mund të na ofrojnë ata dhe e dyta për shkak që në Kosovë s’ka pasë specializime, kemi mungesë të anesteziologëve apo numri është minimal. Rastet që në mungesë të trajtimeve për shkak të mbingarkesës në spitale, ia kam thënë që të na japin një listë se çka mund ata të na ofrojnë në ordinancat e tyre dhe ata kanë shprehur gatishmëri. Pjesa tjetër që kam kërkuar është që të na lejojnë anesteziologë që ta mbajnë një kujdestari në klinikat tona për të trajtuar raste me COVID-19”, deklaroi Zemaj në Oxygen.

Zemaj ka thënë se në rast të refuzimit të mjekëve që punojnë në ordinanca private, do t’iu merret licenca dhe do t’iu ndalet puna.

“Përndryshe do të detyrohem që të shkoj përtej këtij lloji komunikimi ose t’ua ndërprej licencat, në rast se na vjen ndonjë krizë, ose do të punojnë bashkërisht me kolegët e tyre për me iu dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës. Këta e kanë obligim edhe kushtetues edhe ligjor. Është vendimi i Qeverisë që e vë në shërbim të pandemisë krejt personelin shëndetësor publiko-privat në gjithë Republikën e Kosovës”, tha Zemaj

Zemaj tha se kjo nuk do të mbesë vetëm në letër.“Po e them bukfalisht. Nëse mjekët nuk vijnë, s’kanë me punuar hiç”, ka deklaruar ai.

Artikulli paraprakShpërthim zjarri në spitalin Covid, 10 të vdekur e 7 të plagosur në Rumani
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit në 5 ditët e ardhshme, pritet të ketë rënie të temperaturave

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.