Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së Armend Zemaj, ka folur në seancën e Kuvendit për gjendjen e sektorit të shëndetësisë në vend.
Zemaj ka kritikuar Qeverinë për siç ka thënë, papërgjegjësinë karshi situatës me Covid-19 dhe trajtimit të pacientëve, si dhe përkrahjes për stafin mjekësor.
Zemaj e ka quajtur pasardhësin e tij Rifat Latifi, një ministër turist i cili shëtitet poshtë e lartë.
“Ministri i Shëndetësisë ka mbetur një turist që sillet poshtë e lartë. Ai akoma nuk e ka kuptuar se është një ministër. Kjo Qeveri duhet t’iu rikthehet prioriteteve të shëndetësisë dhe të sanojë këtë gjendje”, ka deklaruar Zemaj.