Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot nuk dha përgjigje lidhur me mungesën e barnave.
Zemaj tha se për Kurtin dhe qeverinë e tij, më shumë rëndësi ka mbrojtja e interesave të një kompanie farmaceutike, e cila sipas tij, ka përfituar mbi 70 milionë euro nga furnizimi me barna esenciale gjatë mandatit të kësaj qeverie, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas Zemajt, përballë skandaleve dhe dështimeve në shëndetësi, Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij zgjedhin të reagojnë me fjalë boshe dhe sulme ndaj kritikëve.
Postimi i plotë:
Barnat mungojnë, propaganda s’mungon.
S’ka lidhje për Kurtin e Vitinë mungesa e barnave , më me rëndësi për ta është se vetëm një kompani farmaceutike, gjatë qeverisjes së tyre, ka marrë mbi 70 milionë euro për furnizime me barna nga lista esenciale.
Prandaj, kur skandalet dhe dështimet në shëndetësi dalin në pah, përpiqen t’i mbulojnë me fjalë boshe dhe sulme ndaj atyre që kritikojnë.
Të paaftë dhe të korruptuar.




