Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka takuar sot edhe Sindikatën e Infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor të Kosovës.
“Gjatë takimit të sotëm shpreha vullnetin e plotë për dëgjuar të gjitha palët, duke bërë një axhendë për takime të rregullta varësisht prej nevojës dhe duke u mbështetur mbi bazën e mundësive ligjore dhe buxhetit të përmbushim kërkesat e tyre”, ka shkruar Zemaj në faqen e tij zyrtare në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërkaq në një njoftim për media kjo Sindikatë ka deklaruar se temë e diskutuar ishte kërkesa e komunitetit për ngritje të pagesës së ndërrimeve të natës, pagesa e festave dhe vikendeve si dhe rrezikëshmëria.
Njoftimi i plotë:
Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë sëndetësor të Kosovës, me një delegacion të kryesuar nga kryetari Fitim Havolli, nënkryetarët Besarta Pelaj dhe Përparim Berisha si dhe sekretari i përgjithëshëm Enlirat Duraku, zhvilluan takim me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Fillimisht ministri Zemaj falenderoj komunitetin infermier, mami dhe profesionist të tjerë shëndetësor për punën, angazhimin dhe sakrificën gjatë periudhës me COVID-19.
Temë e diskutuar ishte kërkesa e komunitetit për ngritje të pagesës së ndërrimeve të natës, pagesa e festave dhe vikendeve si dhe rrezikëshmëria.
Ministri shprehu se vetë takimi me përfaqësuesit e komunitetit tonë, tregon vulnetin e MSH për të ndëgjuar ankesat dhe kërkesat tona.
Ndër të tjera u diskutua edhe për mundësinë e krijimit të një trupe të përbashkët në kuadër të MSH e cila do të mbante takime të rregullta për diskutimin dhe trajtimin e çështjeve të cilat preokupojnë komunitetin tonë.
SHSIMP falenderon ministrin Zemaj për gatishmërinë dhe vullnetin për trajtimin adekuat të çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetin tonë duke i ofruar mbështetje të plotë dhe transparencë MSH në përpjekjen e zgjidhjes së problemeve me të cilat po përballemi.