Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zëvendësministri Ali Berisha mori pjesë në hapjen e Kongresit të I-rë të Dermatovenerologjisë në Prishtinë

Lajme 12/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ali Berisha, tha sot Ministria e Shëndetësisë konsideron se profesionistët shëndetësor janë hallka kryesore e reformës në shëndetësi, kurse organizimet shkencore një mundësi shumë e mirë për këmbimin e eksperiencave ndërmjet profesionistëve të fushave mjekësore për të parë se ku jemi si Kosovë në këtë aspekt, ku janë të tjerët dhe cila është rruga që duhet ndjekur.

Ai tha kështu në hapjen e Kongresit të I-rë “Lëkura e shnetshme”, të Shoqatës së Dermatologëve dhe Venerologëve të Kosovës që i filloi sonte punimet, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë.

Zëvendësministri Berisha tha se me krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, Qeveria dhe lidershipi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë, e kanë bërë të qartë se përfundimisht shëndetësia do të trajtohet si prioritet dhe se janë vendosur prioritete të qarta që kanë të bëjnë me sigurimin e qasjes së plotë në shërbime shëndetësore; sigurimin e cilësisë më të mirë të shërbimeve shëndetësore dhe financimin e qëndrueshëm të sektorit.

Ai tha se Ministria do t’u qëndrojë afër profesionistëve shëndetësor, me qëllim që përmes një dinamike të re dhe një punë të përbashkët, qytetarëve të vendit t’u sigurohen shërbime shëndetësore gjithë-përfshirëse dhe cilësore.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Marjan Demaj ka vlerësuar lart kontributin e dermatovenerologëve kosovarë në trajtimin e problemeve shëndetësore të kësaj fushe, ndërkohë që ka theksuar se Fakulteti i Mjekësisë, është fakulteti më i zellshëm në kuadër të Universitetit të Prishtinës, duke zhvilluar aktivitet edukativ, shkencor e hulumtues me shumë përkushtim.

Kryetarja e Kongresit, profesoresha Mybera Ferizi ka thënë se kongresi është një mundësi e mirë që të theksohet edhe një herë rëndësia që ka dermatovenerologjia në kuadër të fushave të mjekësisë dhe një mundësi e mirë bashkëpunimi e këmbimi përvojash midis profesionistëve të kësaj fushe nga Kosova dhe vendet pjesëmarrëse.

Kongresi është hapur me ligjëratën “Ballafaqimi i pritshmërive mjek-pacient në Dermatologji dhe Venerologji: Ku kemi qenë, ku jemi tani dhe ku do të arrijmë”, të profesorit kosovar Dr. Diamant Thaçi që vepron në Universitin Luebeck në Gjermani, dhe do t’i vazhdoj punimet nesër dhe pasnesër./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMinistri Ismaili: “Nuk jemi një vend që nuk mund t’u japim përgjigje kërkesave në shëndetësi”
Artikulli i rradhës Efektet e lëngut të portokallit gjatë shtatëzanisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.