Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zgjedhjet lokale: 12 gra në ‘luftë’ kundër 129 burrave

Lajme 25/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nga 141 kandidatë për kryetar/e komunash, vetëm 12 janë gra, ndërsa 129 burra.

Edhe pse gratë përbëjnë ca më shumë se gjysma e popullsisë, përfaqësimi i tyre në politikën lokale mbetet tejet i ulët. Në zgjedhjet lokale në këtë vjeshtë nga gjithsej 141 kandidatë për kryetar/e komunash, vetëm 12 janë gra. Që përbën rreth 8.5% të totalit.

Analistja politike Aida Dërguti thotë se partitë politike nuk po tregojnë interesim të vërtetë për t’i përkrahur gratë në garën për udhëheqjen e komunave.

“Fakti që partitë politike i kandidojnë gratë në komunat ku kanë pak ose aspak gjasa për të fituar, na bind se nuk e kanë as vullnetin e as interesimin për t’i përkrahur këto gra. Partitë fokusohen në komunat ku kanë gjasa për fitore dhe aty bëjnë gjithë investimin,” tha Dërguti për Metron.

Sipas të dhënave, partia e parë në zgjedhjet qendrore Lëvizja Vetëvendosje ia ka dhënë vetëm një gruas mundësinë që të kandidoj për zgjedhjet lokale, e që e ka kandiduar Egzona Tërdevci në komunën e Drenasit, komunë kjo që njihet si baston i Partisë Demokratikë të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, në këto zgjedhje i ka kandiduar 3 gra në komunat Mitrovicë Veriore, Pejë dhe Kamenicë, edhe këto komuna tradicionalisht të udhëhequra nga burrat.

Partia e trete Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka kandidaur vetëm një grua në komunën e Zubin Potokut, komunë kjo ku fillimisht LDK kishte vendosur të mos kandidonte askënd, por që në momentin e fundit e ka ndryshuar.

Aleanca për Ardhmërine e Kosovës, i ka kandiduar dy gra, në komuant, Fushë-Kosovë dhe Ferizaj.

Ndërkaq, Nisma Social Demokrate i ka kandiduar 3 gra, në Vushtrri, Istog dhe Prizren.

Edhe Partia Sociale Demokrate që në këto zgjedhje po kandidon për herë të parë, ka kandiduar dy gra Besa Shahinin në kryeqyetet dhe Natyra Kuçin në Deçan.

Ndërkaq, Dërguti prej kandidateve gra e vlerësoi kandidaten për kryetare të Prishtinës Besa Shahinin.

“Vlen të përmendet Besa Shahini, kandidatja për kryetare të Prishtinës, e cila duket se është përgatitur dhe tashmë flet për ofertën e saj”, tha ndër të tjera Dërguti.

Edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2021, nga gjithsej 167 kandidatë për kryetarë komunash, vetëm 13 ishin gra, që përbën rreth 7.8% të totalit, e që është një tregues për vazhdimsinë e qëndrimeve të të gjitha subjekteve politike në vend, ndërsa në vitin 2013, ishte Mimoza Kusari-Lila që u zgjodh si kryetare e Komunës së Gjakovës, duke u bërë kështu gruaja e parë që ka udhëhequr një komunë në Kosovë. /GazetaMetro

Artikulli paraprakSpitali i Përgjithshëm i Pejës publikon shifrat javore të shërbimeve shëndetësore
Artikulli i rradhës Rama organizon pritje për filantropen dhe humanitaren Emina Çunmulaj

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.