Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zgjedhjet lokale, regjistrohen afër 44 mijë votues përmes postës

Lajme 17/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit përmes postës për 43,933 shtetas të Kosovës që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit në zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe për kuvende komunale, raporton Ekonomia Online.

U.D. Drejtori i SKQZ dhe Drejtor i ZRCKFSP, Besnik Buzhala, në mbledhjen e së mërkurës prezantoi raportin lidhur me përgatitjet e procesit zgjedhor, duke theksuar se një pjesë e madhe e pakove me fletëvotime tashmë janë dërguar jashtë Kosovës.

Gjatë prezantimit të këtij raporti ai bëri të ditur se deri më tani, rreth 10,000 pako individuale me fletëvotime janë dërguar jashtë Kosovës, ndërsa edhe 5,000 të tjera janë kompletuar dhe do të dërgohen gjatë ditës.“Periudha e votimit përmes postës ka filluar.

Sipas konfirmimit të Postës deri tani janë dërguara rreth 10 mijë pako me fletëvotime. Janë 43,933 votues që janë regjistruar suksesshëm. Ky proces do të përfundojë në ditë e vikendit të kësaj jave”, tha ai.

Në këtë mbledhje, KQZ konfirmoi gjithashtu adresat e kutive postare për votimin me postë nga jashtë Kosovës. Kutitë postare tashmë janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Artikulli paraprakNdryshimet klimatike trefishuan numrin e vdekjeve nga të nxehtit ekstrem në Evropë këtë verë
Artikulli i rradhës Klinikat e mjekësisë familjare mund të ndihmojnë në luftën kundër epidemisë së opioideve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.