Oda e Mjekëve të Kosovës ka shpallur zgjedhjet për legjislaturën e tretë të Kuvendit të saj.
Komisioni zgjedhor i përbërë nga kryesuesi Adem Nura dhe dy anëtarët Shaban Osmanaj e Arbora Duriqi, kanë bërë shpalljen edhe zyrtarisht para dy ditësh.
OMK ka njoftuar se zgjedhjet do të mbahen më 1 dhjetor të këtij viti në njësitë zgjedhore nga ora 09:00 deri në 15:00.
Të gjithë anëtarët e Odës së Mjekëve mund të sigurojnë të drejtën për të votuar duke e vërtetuar emrin e tyre në listën e votuesve.
Lista e votuesve është e publikuar në uebfaqen e OMK-së. Për të verifikuar emrin tuaj Klikoni KËTU. /Gazeta Shneta/