Në kryeqytet po zhvillohet faza e pestë e dezinsektimit hapësinor, me synim eliminimin e insekteve dhe parandalimin e bartjes së sëmundjeve ngjitëse.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, i cili theksoi se shëndeti i qytetarëve mbetet prioritet kryesor, transmeton Gazeta Shneta.
“Faleminderit stafit tonë, të cilët gjatë të gjitha fazave janë kujdesur çdo natë për mbarëvajtjen e procesit të dezinsektimit”, ka shkruar Sadiku.
Procesi i dezinsektimit po zhvillohet në disa faza gjatë muajve të verës, për të siguruar një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për banorët.
Postimi i plotë:
🦟🪰😷Dezinsektimi hapësinor në kryeqytet
Po zhvillohet faza e 5 e dezinsketimit hapësinor në kryeqytet,
Qëllimi i dezinsektimit është eleminimi i insketeve për të penguar bartjen e sëmundjeve ngjitëse.
Shëndeti i qytetarëve është prioriteti ynë!
Faleminderit stafit tonë të cilët gjatë të gjitha fazave janë duke u kujdesur çdo natë për mbarëvajtjen e dezinsketimit!




