Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zjarri në IML, Haliti: I gjithë dokumentacioni i djegur ekziston edhe në formën digjitale

Lajme 21/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ditor Haliti, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Të gjitha ekipet e policisë, hetuesisë si dhe ekspertëve të elektroteknikës dhe të zjarrit kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë ende me rastin. Sigurisht që raporti i tyre do të shkojë një herë tek prokurori i rastit dhe derisa nuk kemi asnjë prononcim nga prokurori, ne nuk kemi asnjë informatë se cilat mund të jenë shkaqet e zjarrit”, ka thënë Haliti.

Haliti ka thënë se është e rëndësishme të theksohet se nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar.

“Nuk ka dëmtime në kuptim të mostrave, të arkivës, në laborator apo mbetjeve mortore, të gjitha ato janë të sigurta. Krejt se çfarë është dëmtuar janë dy zyre të ekspertëve mjekoligjorë në katin e dytë, dhe sigurisht është dëmtuar i gjithë dokumentacioni në ato zyre”, ka thënë tutje Haliti.

Sipas tij, dëmtimi i këtyre dokumentacioneve nuk mund të ketë ndikim në procedura penale.

“I gjithë ky dokumentacion që ne kemi ekziston dhe kopja digjitale”, ka shtuar ai, duke theksuar se i vetmi dëm që mund të shkaktohet janë shënimet personale që secili mjek ligjor ka për detyrë që t’i mbajë gjatë përpunimit të rasteve.

Haliti nga IML-ja, për zjarrin në këtë institut në mars të këtij viti, ka potencuar se shkak ishte një defekt elektrik.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet dhe se prokurori i shtetit ka lëshuar autorizime për ekzaminime nga vendi i ngjarjes.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me të gjitha njësitet relevante për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Prokuroria.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes dhe nga të gjeturat e tyre eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme konform dispozitave të KPPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Nëse ekzaminimet konfirmojnë elemente të veprës penale, Prokuroria ka theksuar se do të ndërmerren veprime të mëtejshme në përputhje me dispozitat ligjore.

Në mëngjesin e kësaj të marteje ka shpërthyer një zjarr në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë./Telegrafi/

Artikulli paraprak Zhbllokimi i përfitimeve shëndetësore të ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese
Artikulli i rradhës Për 9 muaj, mbi 1 mijë e 100 lindje në spitalin e Mitrovicës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.