Zëvendësministrja Dafina Gexha-Bunjaku është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga LVV.
Gexha-Bunjaku, specialiste e epidemiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe zëvendësministre e Shëndetësisë, është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Gexha-Bunjaku mban numrin 36 në listën e prezantuar ditë më parë nga kryeministri Albin Kurti.
Epidemiologia për disa muaj pati udhëhequr edhe Ministrinë e Shëndetësisë në kohën kur vendi përballej me Covid-19.




