Gjyshërit në Zvicër tani lejohen të përqafojnë nipërit dhe mbesat e tyre nën moshën 10 vjeçare.
Daniel Koch, drejtuesi i njësisë së sëmundjeve infektive në Departamentin Federal të Shëndetit Publik, hoqi kufizimin pasi erdhi në përfundim me specialistët se fëmijët nuk e transmetojnë virusin ose nëse janë të infektuar ata infektohen nga prindërit e tyre shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ai theksoi se nuk ka rrezik për gjyshërit që përqafojnë nipërit e mbesat e tyre dhe theksoi rëndësinë e këtij kontakti.
Një zëdhënës i qeverisë zvicerane konfirmoi për CNN se vizitat duhet të jenë të shkurtra por, megjithatë lejohen dhe madje janë të dobishme për mirëqenien mendore të gjyshërve.
Zvicra filloi të lehtësojë kufizimet këtë javë, duke lejuar që bizneset të tilla si dyqanet, sallonet e bukurisë dhe praktikat e fizioterapisë të rihapen./GazetaShneta/