Kardiologu Gani Bajraktari është përjashtuar përfundimisht nga puna në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.
Gazeta Shneta këtë e ka konfirmuar nëpërmjet burimeve zyrtare brenda QKUK-së.
“Komisioni Disiplinor i QKUK-së pas shqyrtimit të rastit ka marr vendim që të njëjtit t’i shqiptohet masa disiplinore, ndërprerje e marrëdhënies së punës”, ka deklaruar ky burim.
Rasti ndaj Bajraktarit ka qenë i proceduar pas ankesave të pacientëve në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK. Kujtojmë se kardiologu ka qenë i suspenduar më parë nga puna për shkak të ankesave. Poashtu i njëjti është i akuzuar në rastin “Stenta 2” për përfitim të rreth 20 mijë eurove në skandalin e referimit të pacientëve nga QKUK për në spitale private për koronarografi dhe stentime. /Gazeta Shneta/