Oda e Mjekëve të Kosovës ka zyrtarizuar vendimin për pezullimin e Dr. Afrim Muhaxhirit nga Këshilli Etik.
Vendimi është publikuar sot nga OMK pas nënshkrimit nga kryetari Dr. Pleurat Sejdiu, shkruan Gazeta Shneta.
“Pezullohet nga pozita e anëtarit të Këshillit Etik të Odës, Dr. Afrim Muhaxhiri, deri në përfundimin e hetimeve lidhur me dyshimin për shkelje etiko-profesionale të përcaktuara me Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, si dhe shkeljeve të ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës”, thuhet në pikën 1 të vendimit. /Gazeta Shneta/