Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zyrtarët policorë shpëtojnë një grua të alivanosur në magjistralen Vushtrri–Mitrovicë

Lajme 27/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyrtarët policorë nga Drejtoria e Njësive Speciale Intervenuese kanë shpëtuar jetën e një gruaje, e cila ishte gjetur e shtrirë në tokë pranë magjistrales Vushtrri-Mitrovicë.

Sipas njoftimit zyrtar, policët kanë hasur në një person të gjinisë femërore në gjendje të alivanosur dhe pa hezitim janë ndalur për t’i ofruar ndihmën e parë. Falë reagimit të shpejtë dhe veprimit profesional, gruaja është rikthyer në vetëdije dhe është mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e ekipit të ambulancës, transmeton Gazeta Shneta.

Policia e Kosovës thekson se ky rast dëshmon përkushtimin dhe humanizmin e zyrtarëve policorë, të cilët, përkundër detyrave të shumta operative, janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë qytetarët dhe të shpëtojnë jetë.

Postimi i plotë:

Zyrtarët policorë nga Drejtoria e Njesive Specaile Intervenuese, përgjatë magjistrales Vushtrri-Mitrovicë, kanë hasur në një person të gjinisë femërore e cila ishte e shtrirë në tokë.

Zyrtarët janë ndaluar dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit e cila ishte e alivanosur.

Falë intervenimit të shpejtë dhe profesional të zyrtarëve policorë personi ishte këndellur dhe është mbajtur nën kontroll deri në ardhjen e ambulancës.

Kjo dëshmon se zyrtarët policorë edhe përkundër angazhimeve dhe detyrave tjera në terren, gjenden gjithmonë aty për t’u kujdesur dhe për të shpëtuar jetën e qytetarëve, veprime këto të cilat tregojne efektshmërinë vepruese të zyrtarëve policorë, veprime këto të cilat vijnë edhe si rezultat i trajnimeve profesionale dhe të avancuara të realizuara edhe nga partnerët tanë strategjik siq janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikulli paraprakStuhi e fuqishme në Kllokot
Artikulli i rradhës 18 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri, helikopteri merr ujë nga deti për shuarjen e flakëve në Sarandë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.