Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zyrtari i QKUK-së i arrestuar për rastin e shpërthimit të veturës së ish-drejtorit Hajdari

Lajme 09/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyrtari i IT-së në QKUK Faton Hajzeraj, është në mesin e 10 personave të arrestuar për rastin e shpërthimit të veturë së ish-drejtorit Osman Hajdari.

Hetimet për shpërthimin që ndodhi më 30 prill në parkingun e QKUK-së, ku shënjestër ishte vetura e drejtorit të spitalit, kanë çuar në një aksion të madh policor dhe disa arrestime.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit të zhvilluar më 9 shtator në Prishtinë dhe fshatin Rimanishte, Policia ka arrestuar 11 persona: Faton Hajzeraj, rreth 40-vjeçar, Ylber Syla, rreth 31-vjeçar, Fatmir Dodaj, rreth 26-vjeçar, Hamza Tahiri, reth 59-vjeçar, Majlinda Heka, rreth 53-vjeçare, Sadije Hasana, rreth 64-vjeçare, Flutura Farici, rreth 59-vjeçare, Mimoza Hoti, rreth 54-vjeçare, Vera Hallulli, rreth 53-vjeçare, Kastriot Ahmeti, rreth 34-vjeçare dhe Ermal Syla, 26-vjeçar

Çfarë u gjet gjatë bastisjeve?

Te Faton Hajzeraj (Rr. “Fan Noli”, Prishtinë): u sekuestruan një iPhone 12, një laptop dhe dokumente të ndryshme.

Në banesën e Ylber Sylës (Rr. “Pavarësia”, Prishtinë): disa telefona celularë, radiolidhje, një palë pranga metalike, gjashtë fishekë 9×19 mm.

Në pronën e Ylber Sylës në Rimanishte: një pistoletë Sig Sauer me karikator dhe 12 fishekë, një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë dhe 99 fishekë, një thikë, disa telefona celularë dhe sasi e konsiderueshme marihuane me pajisje për kultivim.

Veprimet e Prokurorisë

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Faton Hajzeraj është ndaluar për 48 orë.
Për të dyshuarit e tjerë, rasti është ndarë në procedura të veçanta dhe janë përfshirë edhe njësitë e Hetimit të Narkotikëve për trajtimin e pjesës që lidhet me drogën.
Gjatë verifikimit në sistemin e Policisë, është konfirmuar se Fatmir Dodaj ka një urdhërarrest aktiv për çështje të narkotikëve.

Hetimet për këtë rast të rëndë janë duke vazhduar, ndërsa burime të Sinjalit theksojnë se lidhja mes shpërthimit në veturën e drejtorit të QKUK-së dhe arsenalit të gjetur po analizohet nga organet e hetuesisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikulli paraprakMbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqet e trendit të kirurgjisë të zgjatjes së këmbëve
Artikulli i rradhës Prishtina përtej materialeve kontaminuese, Përparim Rama: Për herë të parë, po e largojmë azbestin nga ndërtesat publike

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.