Një zyrtar policor ka plagosur një person, mëngjesin e sotëm në fshatin Dubravë të Istogut.
Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet të ketë qenë aksidentale, nga pakujdesia e zyrtarit policor.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije polici e ka plagosur djalin e tezës së tij dhe se viktima është i moshës së mitur, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Viktima është dërguar në QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore dyshohet se është e rëndë.




