Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste pozitive me Covid-19 dhe asnjë rast i vdekjes.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH), shkruan Gazeta Shneta.
” Nga 1.386 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
Tutje, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,315. Aktualisht, numri i rasteve aktive në vendin tonë është 170.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës.
Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Shneta/