Kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer të blera nga Ministria e Shëndetësisë, tanimë ka arritur në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda IKSHPK-së se kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer është dorëzuar në këtë institucion.
Gazeta nuk ka arritur të mësoj numrin e saktë të dozave dhe as ta konfirmoj zyrtarisht këtë lajm nga MSH.
Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer për blerjen e më shumë se 1.2 milionë dozave të vaksinave kundër Covid-19. Ministri Arben Vitia ka deklaruar se vaksinat do të vijnë deri në fund të vitit me kontigjente të ndara.
Sipas tij me këto doza do të arrihet imunizimi i 60 për qind të popullsisë deri në fund të vitit. /Gazeta Shneta/