Një sondazh i fundit i kryer në Kinë zbuloi se 1 në 5 fëmijë treguan shenja depresioni gjatë karantinës në periudhën e hershme të pandemisë.
19% e pjesëmarrësve në studim raportuan gjithashtu simptoma të ankthit shkruan burimi VeryWellFamily përcjell Gazeta Shneta.
Pamundësia për të parë miqtë e tyre dhe për të marrë pjesë në aktivitete sigurisht që mund të ketë një ndikim serioz në mirëqenien psikologjike të fëmijëve.
Shumë nga ata, gjithashtu ishin të dëshpëruar për vetë pandeminë duke përfshirë dhe frikën nga sëmundja.
Studiuesit anketuan 1,784 fëmijë në provincën Hubei të Kinës për të vlerësuar shëndetin e tyre mendor pas ndërprerjeve të shkaktuara nga pandemia.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Fëmijët, të cilët varionin nga nxënësit e klasave të dyta deri te nxënësit e klasave të gjashta, iu bënë pyetje në lidhje me frikën e tyre nga infektimi me koronavirus, si dhe çdo simptomë që lidhet me depresionin dhe ankthin.
Nga ky studim u kuptua se 23% e fëmijëve raportuan simptoma të depresionit ndërsa 19% e raportuan simptoma të ankthit.
Për fat të mirë, të qenit proaktiv për shëndetin mendor të fëmijëve gjatë kësaj kohe të vështirë mund të ndihmojë në adresimin dhe parandalimin e çështjeve të shëndetit mendor para se ato të përkeqësohen. /Gazeta Shneta/