Gjatë ditës së djeshme, në Spitali i Përgjithshëm në Pejë janë regjistruar 10 lindje të reja. Sipas të dhënave të spitalit, në jetë erdhën 4 djem dhe 6 vajza.
Nga institucioni shëndetësor bëhet e ditur se procesi i lindjeve është menaxhuar nga ekipet e mjekëve, infermierëve dhe mamive që ofrojnë shërbime të vazhdueshme për nënat dhe të porsalindurit.
Përveç lindjeve, gjatë së njëjtës ditë janë realizuar edhe një sërë shërbimesh të tjera mjekësore. Spitali ka kryer 544 vizita specialistike dhe ka regjistruar 48 pranime të reja, ndërsa aktualisht janë të shtrirë 182 pacientë.
Në laborator janë shërbyer 313 pacientë, duke realizuar gjithsej 4,508 analiza. Po ashtu janë kryer 18 ndërhyrje kirurgjikale dhe 36 seanca dialize.
Sipas raportit ditor, janë realizuar edhe 151 ekzaminime me rëntgen, 56 ultrazëra dhe 23 MRI. Në kuadër të shërbimeve diagnostike dhe rehabilituese janë kryer edhe 4 ergometri, 11 ehokardiografi, 5 gastroskopi dhe 47 shërbime fiziatrike.




