Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 gjërat që nuk duhet të bëni gjatë kohës kur bebja fle

Jetë 09/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë muajve të parë të jetës është normale që fëmija të mos bëjë gjumë të qetë dhe cilësor.

Në momentin që ata i zë gjumi nëna mundohet të bëjë gjithçka që ai të mos zgjohet, në mënyrë që edhe ajo të ketë mundësi të pushojë.

Për ta bërë gjumin e fëmijës sa më cilësor nuk duhet të bëni disa veprime të caktuara:

Mos e mbuloni tepër fëmijën ndërsa fle. Duke qenë se ai i urren batanijet e rënda dhe të trasha nuk do të bëjë gjumë të qetë.

Mos e spostoni fëmijën nga vendi ku po fle. Edhe pse mund të jetë më rehat në krevatin e tij, ai mund ta ketë gjumin te lehtë dhe për pasojë do të zgjohet menjëherë.

Nëse fle me një pellush mos ja hiqni nga dora. Ai mund të zgjohet për dy arsye: do të ndiejë që ju po ja hiqni si edhe do ta kërkojë pasi e ka kuptuar që nuk e ka më pranë tij.

Mos ja hiqni asnjëherë biberonin fallco nga goja. Nëse fëmija e ndien, do të zgjohet, pa harruar të përmendim se ai duhet të vazhdojë të flejë në të njëjtat kushte që ka qënë në momentin që ka rënë në gjumë.

Mos bëni zhurmë. Fëmija ka nevojë për qetësi në momentin që është duke fjetur, ashtu si edhe personat e rritur.

Nuk duhet të vendosni muzikë qoftë edhe me zë të ulët. Kjo mund të prishë gjumin e fëmijës.

Nëse fëmija nuk është në javët e para pas lindjes, nuk duhet ta zgjoni për ta ushqyer. Nuk ka rëndësi nëse ora për të ngrënë supën apo frutat ka kaluar.

Ndërsa fëmija fle nuk duhet ta lini vetëm në shtëpi. Ju sigurisht që mund të shkoni në dhomën tjetër apo të bëni një dush, por kurrësesi të largoheni nga shtëpia qoftë edhe për pak minuta.

Fëmija nuk duhet të flejë në vende që nuk janë të sigurta. Ai mund të bjerë dhe të vritet.

Mos lejoni askënd ta zgjojë nga gjumi edhe nëse ai person ka ardhur posaçërisht për të luajtur me të. Fëmija mund të reagojë keq dhe të bëhet nervoz përgjatë gjithë ditës.

Artikulli paraprakÇfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjë një nënë e re
Artikulli i rradhës Prindër, hiqni telefonat kur jeni me fëmijë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.