Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 organet pa të cilat nuk mund të jetojë njeriu

Jetë 26/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Keni dëgjuar shpesh se njerëzit heqin veshkën dhe mund të jetojnë pa të për gjithë jetën.

Por, përveç veshkën, ka edhe shumë organe pa të cilat ne mund të vazhdojmë jetën.

E këto janë:

Mushkëria

Ju mund të keni pak mangësi në frymëmarrje, por të jetosh me një mushkëri është krejtësisht e mundur. Në vitin 1931, Rudolph Nissen, i cili operoi Albert Einsteinin, ishte kirurgu i parë që hoqi me sukses mushkërinë e një pacienti.

Veshka

Nëse sëmundja, dëmtimi apo helmimi pengon veshkat tuaja që të filtrojnë gjakun, ato duhet të hiqen. Ju mund të përballoni mjaft mirë të paturit të vetëm një veshke, por nëse i humbni të dyja, ju do të duhet të përdorni një makinë dialize.

Stomaku

Një gastrektomi – kirurgjia për heqjen e stomakut – mund të jetë e nevojshme për të trajtuar kancerin ose ulcerat. Një gaztrektomi totale rezulton në lidhjen e ezofagut tuaj direkt me zorrën, e cila do të ketë një efekt afat-gjatë në ushqimin dhe tretjen.

Fshikëza e tëmthit

Me vendndodhje pak më poshtë se mëlçia, fshikëza e tëmthit depoziton lëngun për shpërbërjen e yndyrnave të ushqimit. Gurët e tëmthit të shkaktuara nga kolesteroli i lartë mund të kërkojnë heqjen e tëmthit.

Zorrët

Ka rreth 7.5 metër të zorrë të holla dhe të trasha në barkun tuaj dhe, nëse është e nevojshme, e gjithë kjo mund të hiqet – ndonëse thithja e ushqyesve më pas mund të jetë problematike.

Sytë

Jeta mund të jetë e vështirë pa të parit – ose pa sytë – por është e qartë se shumë njerëz jetojnë jetë përmbushëse, pa dhuratën e të parit.

Testikujt

Organet riprodhuese janë hequr disa herë për arsye mjekësore, zakonisht prej kancerit.

Apendisiti

A është ky një organ rudimentar, apo pjesë e sistemit tonë imunitar? Gjykimi mjekësor është ende i paqartë për këtë pyetje, por është e qartë se heqja nuk shkakton ndonjë problem.

Shpretka

Shpretka juaj qëndron pak mbi stomak, në pjesën e majtë të trupit tuaj; ajo pastron gjakun dhe lufton infektimin. Por në qoftë se sëmundja apo plagosja kërkon heqjen e saj, organet e tjera mund të kompensojnë për humbjen e shpretkës.

Pankreasi

Ky organ i vogël qëndron pak nën stomak dhe sekreton hormonet dhe enzimat që ndihmojnë tretjen e ushqimit. Në disa raste të kancerit pankreatik, i gjithë organi mund të hiqet, edhe pse pacienti do të kërkojë hormone zëvendësuese./Lajmi.net

Artikulli paraprakRenee shtrihet mbi piano duke shijuar tingujt nga babai Roberti
Artikulli i rradhës Ja pse seksi i mëngjesit është më i miri

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.