Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 përfitimet e habitshme shëndetësore që fitoni nëse ecni në mëngjes

Jetë 13/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nga gjërat më të mira që duhet të bëni kur ndiheni të lodhura ose nuk keni mundësi të shkoni në palestër është të ecni në mëngjes. Është diçka e thjeshtë, pa kosto dhe kërkon vetëm pak kohë. Përveç kësaj ju lejon të mos përfshiheni nga rutina e përditshme për në punë.

Pak përgatitje për shëtitjet e mëngjesit do t’ju bëjnë të ndiheni gati dhe më të motivuar. Këto janë gjërat thelbësore që ju duhen para se të nisni ecjen tuaj në mëngjes:

Një palë atlete të rehatshme;

Një shishe uji;

Reçipeta sportive dhe kapele;

Kapëse flokësh;

Bluzë dhe pantallona të lirshme, ose tuta;

Një matës për hapat.

Cilat janë përfitimet e ecjes në mëngjes?

1.Ju bën të jeni më të disiplinuar. Ka diçka mistike rreth disiplinës. Mund t’ju duket si diçka jashtë mundësive tuaja kur bëni një mënyrë jetese duke qëndruar të ulur. Por ecjet në mëngjes mund të jenë thirrja juaj e zgjimit dhe sapo të filloni të ndërtoni një rutinë dhe të filloni të ecni çdo ditë, do ta shihni se sa shumë kjo pjesë do t’ju shijojë. Nëse jeni duke luftuar për të krijuar zakone të reja, filloni duke bërë shëtitje në mëngjes dhe do ta shihni se pjesa tjetër e ditës do të jetë shumë më e mirë.

2.Ju bën të jeni më energjikë. Arsyeja pse shumë nga ne ndihen në depresion, është se nuk jemi të motivuar sa duhet për të bërë gjërat për shkak të niveleve tona të energjisë. Dieta që konsumojnë përbën ndryshim, por dita është e ngadaltë. Ecni herët në mëngjes dhe jepini vetes mundësinë për t’u ndier më energjik gjatë gjithë ditës.

3.Ju bën mirë për zemrën. Në momentin që ngrini ritmin e zemrës, organet tuaja e qarkullojnë më mirë gjakun dhe pompojnë më mirë oksigjenin në zemër për shkak të rritjes së kërkesës. Ju mund të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të zemrës për një afat të gjatë.

4.Do të jeni më të përfshirë në aktivitete sociale. Jetesa në izolim nuk është e mirë për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Ecja në mëngjes na bën që të takojmë njerëz nga të gjitha sferat e jetës, të bëjmë miq të rinj dhe të jemi më të shoqërueshëm.

5.Ndërton pozitivitet. Ka një arsye pse shëtitjet në mëngjes janë të famshme dhe kjo është sepse ecjet në mëngjes rrisin pozitivitetin. Ndjenja e kryerjes së një gjëje të mirë që në mëngjes ju mban gjithë ditën pozitivë dhe ndërvepron në raportet tuaja me të tjerët, në punën tuaj dhe në humorin tuaj gjatë gjithë ditës.

6.Ndihmon në humbjen e peshës. Gjatë ecjes ju digjni kalori dhe kjo mund të bëjë që të humbni peshën e padëshiruar dhe zvogëlon perimetrin e belit duke ju dhënë trupin që keni dëshiruar gjithmonë.

7.Ju lejon të zgjidhni ritmin tuaj. Vendosni ju nëse do të ecni shpejt apo ngadalë. Me kalimin e kohës shpejtësia juaj dhe nivelet e energjisë rriten, dhe ju mund të modifikoni rutinën e ecjes duke e përzier me ushtrime për krahët apo duke vrapuar lehtë. Ju mund të krijoni stërvitje shumë të personalizuara tuajat.

8.Ju ndihmon të mendoni qartë. Duke e mbajtur mendjen e freskët, ecjet ju ndihmojnë edhe të keni zhvillim të vëmendjes pa humbur kohë për detajet. Ato ju ndihmojnë për shëndetin mendor dhe atë emocional.

9.Zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Shëtitja e mëngjesit ndihmon në uljen e rrezikut për të marrë sëmundje si diabeti i tipit 2 dhe ndihmon të digjni yndyrnat e panevojshme.

10.Zvogëlon rrezikun e artritit. Fortësia e kockave fillon të bjerë pas moshës 30 vjeç për shkak të plakjes. Ka studime që tregojnë se ecja, në fakt, zvogëlon shanset tuaja për osteoporozën, artritin dhe problemet e tjera kockore. Ecja forcon nyjet, përmirëson prodhimin e lëngjeve në kocka, dhe i mban ato të lubrifikuara.

Artikulli paraprakKëshilla për të zgjuar fëmijën pa alarm
Artikulli i rradhës Lindjet në pranverë, rreziku më i vogël për depresion

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.