Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 shenja që tregojnë kancerin e lëkurës

Jetë 16/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fakt: Kanceri i lëkurës është forma më e zakonshme e kancerit në Sh.B.A. Fakt#2: Shumica e njerëzve nuk dinë përdorimin e rregullt të kremave me faktor të mbrojtjes nga rrezet e diellit. Kanceri vdekjeprues i lëkurës do të vazhdojë të rritet për 15 vitet e ardhshme.

Tani që ju frikësuam do të mundohemi që t`ua tregojmë anën pozitive të këtij tregimi. Lajmi i mirë është se sa më herët të identifikoni kancerin atëherë do jetë më lehtë për t`u shëruar, dermatologët arrijnë sukses në 90% të rasteve, transmeton Gazeta Shneta.

Më poshtë janë disa gjëra që e rrisin rrezikun nga kanceri:

  • Të keni dikë nga familja me histori të kancerit të lëkurës.
  • Lëkurë e zbehtë- posaçërisht nëse jeni bjonde apo kuqalashe.
  • Trajtimi i shpeshtë me X rreze (mund të duhen vite që të paraqesë rrezik real)
  • Të keni sëmundje që dobëson imunitetin sikurse Limfoma apo HIV.
  • Djegie të shkallës së lartë apo plagë të ekspozuara ndaj rrezeve UV.
  • Konsumimi i duhanit

Tani që u njohëm me faktorët që rrisin rrezikun, parashtrohet pyetja se si ta identifikojmë këtë sëmundje? Fillimisht duhet ta ndajmë kancerin e lëkurës në tre llojet themelore të tij: karcinoma e qelizave bazale (KQB), melanoma dhe karcinoma e qelizave squamous (KQS).

KQB është forma më e zakonshme e kancerit të lëkurës dhe zakonisht paraqitet në pjesët e ekspozuara ndaj rrezeve të diellit (qafë, fytyrë, duar, krahë). Melanoma zakonisht i referohet nishaneve të zeza, dhe është forma më vdekjeprurëse. KQS është e ngjashme me KQB mirëpo përfshin formën e kancerit që paraqitet brenda gojës, në buzë apo përreth organit gjenital, dhe zakonisht zhvillohet nga predispozitat gjenetike apo sëmundjet e mëparshme.

Ja shenjat e vogla që mund të tregojnë kancer në fazën e hershme të tij, dhe shenjë se duhet të kontrolloheni:

  1. Nishane të zeza të pabarabarta. Nishane asimetrike janë shenjë e kancerit.
  2. Nishane të dhëmbëzuar apo me skaje të parregullta.
  3. Nishane që bëhen më të errëta apo vetëm ndryshojnë ngjyrë.
  4. Nishane që rriten në diametër.
  5. Nishane që gjakosin apo ju dhëmbin.
  6. Puçrra që nuk humbin nga lëkura e ekspozuar në diell.
  7. Lëndime në shputa të këmbëve që nuk shërohen.
  8. Ekspozimi ndaj HPV. Kjo është e pazakontë pasiqë gjenitalet zakonisht nuk shohin diell por nëse ekspozohen mund të zhvillojë qeliza squamous dhe të shkaktojë kancer të lëkurës.
  9. Një plaqë që nuk shërohet. Kjo zakonisht i referohet plagëve në gojë ( të shkaktuara nga duhani). Kanceri oral i lëkurës bie nën KQS.
  10. Vija të zeza apo kafe nën thonjë. /Gazeta Shneta/
Artikulli paraprakSindromi ovarian policistik: Shkencëtarët më afër shkakut për ta kuptuar dhe shëruar
Artikulli i rradhës Benifitet e fjetjes me çorape

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.