Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

100 euro dhuratë për secilën nënë që lind fëmijë në këtë qytet të Kosovës

Lajme 02/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënat që do të lindin prej vitit të ardhshëm do t’i gëzojnë 100 euro dhuratë nga komuna e Ferizajt.

Kështu të paktën tha kryesuesja e grave të Kuvendit Komunal, Hysnije Mustafa-Shamolli, e cila tregoi se tashmë këtë propozim-vendim kryetari i komunës e ka futur në draft-buxhetin e vitit 2018.

“Dje nga një takim me kryetarin erdhëm në përfundim që të fusim në kornizën afatmesme buxhetore një lloj stimulimi ose dhurate për secilin fëmijë që do të lind në periudhën 2018-2020. Do të jetë një dhuratë në vlerë 100 euro, që në gjendjen ekonomike që jemi aktualisht besojmë që kjo vlerë e plotëson sado pak nevojën e prindërve për fillimin e jetës së fëmijës së tyre”, tha Hysnije Mustafa-Shamolli.

Kjo kërkesë e grave asambliste, sipas Shamollit ka dy qëllime, të lehtësoj sado pak gjendjen ekonomike të prindërve që sjellin në jetë një foshnje si dhe rritjen e natalitetit.

“Ne sidomos që punojmë në arsim kemi vënë re që veç ka rënë nataliteti dukshëm. Në shumë shkolla klasët po shuhen sepse nuk ka fëmijë, nuk ka lindje të reja dhe nuk besoj që është në favor të asnjë shteti, e sidomos tek ne në Kosovë që na duhen njerëz. Kështu që ky vendim ndoshta do ta stimuloj këtë gjë, jo në masë të madhe por që do të ndikoj sado pak”, tha Shamolli.

Ky vendim që kryetari i komunës e ka futur në draft kornizën afatmesme buxhetore pritet të dalë edhe para këshilltarëve komunal, ku edhe do të vendoset a do të miratohet apo jo, transmeton Televizioni Tema.

Artikulli paraprakGjakovari shpenzoi 100 mijë euro për dasmën e tij super luksoze (Foto/Video)
Artikulli i rradhës Këto këshilla të Razije Musës duhet t’i lexojë secila nënë që ka bebe

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.