Dasma është dita më e veçantë e një çifti, por të shpenzosh 100 mijë euro për një dasmë, kjo është diçka e rrallë në Kosovë.
Një shumë të tillë ka shpenzuar familja Dedaj nga Gjakova.
Dedë Dedaj i cili punon dhe jeton në Zvicër, për ditën e tij të kurorëzimit kishte vendosur që nusen e tij ta merrte me helikopter.
Prej transportit tokësor ishin limuzinat që ishin 11 sosh, vetura luksoze e markës “Maserati”, njofton Dasma tv. “Kosto e dasmës shkon mbi 100.000 euro apo franga” kishte thënë dhëndri nga Helikopteri.
Ai bashkë me familjen e tij ka mbi 30 vjet që jeton në Zvicër, dhe si më i vogli i familjes ka zgjedhur që dasmën ta bëj në mënyrën më luksoze të mundshme.
Për më shumë shihni videon më poshtë./gazetametro.net