Instituti Kombëtar ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 103 raste pozitive me Covid-19 nga 2,100 mostra të marra nga ShSKUK-ja.
Brenda 24 orëve të fundit është raportuar një viktimë nga Prizreni, 65-vjeç, si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 106.754 raste nga 561.637 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.218 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 248 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.749.”, thuhet në njoftim.
Komunat që regjistruan 103 raste pozitive janë: Prishtinë 20 raste, Prizren 12 raste, Ferizaj 9 raste, Gjakovë 9 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Vushtrri 6 raste, Lipjan 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Malishevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Deçan 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj./GazetaShneta/