Nga janari deri në gjysmën e shtatorit janë regjistruar 1100 raste të reja me kancer në Kosovë.
“Sipas të dhënave, më shumë se 300 femra janë diagnostikuar me kancer të gjirit, 150 meshkuj me kancer të mushkërive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri i vezoreve dhe organeve gjenitale te femrat, si patologjitë më të shprehura”, thuhet në njoftim.
Kështu ka njoftuar Klinika e Onkologjisë në QKUK, ku është bërë e ditur se gjatë këtij viti poashtu janë kryer rreth 200 mijë shërbime shëndetësore për pacientët e sëmurë me kancer.
Onkologjia ka punuar gjatë gjithë kohës së pandemisë ku janë administruar mbi 30 mijë doza të kimioterapisë dhe mbi 15 mijë seanca të rrezatimit.
Sëmundja Covid-19 ka prekur edhe pacientët e sëmurë me kancer, por sipas klinikës, pothuajse të gjithë e kanë kaluar virusin me lehtësi. /Gazeta Shneta/




